Cavani vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Cavani vendos përfundimisht për të ardhmen

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:55
Edinson Cavani

E ardhmja e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani do jetë në “Old Trafford”.

Qendërsulmuesi ishte i lidhur me largimin nga United për t’iu bashkuar Barcelonës në afatin dimëror.

Mirëpo, Rangnick ka konfirmuar se Cavani nuk do largohet nga Man United këtë afat të janarit.

“Cavani sigurisht që nuk do largohet në janar. Kemi biseduar me Edin dhe e di që nuk e lejoi të largohet, neve na nevojitet Edi. Është i mrekullueshëm”.

“I thashë që nga dita e parë, se për mua është lojtar shumë i rëndësishëm. Do qëndrojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man Unitedin nesër e pret një sfidë e vështirë ndaj Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat