Ancelotti: Ua dhuruam vetë golin

Futboll

Ancelotti: Ua dhuruam vetë golin

Më: 2 janar 2022 Në ora: 19:59
Ancelotti: Ua dhuruam vetë golin

Viti 2022 filloi keq për Real Madrid. Ekipi i Carlo Ancelottit humbi 1-0 në fushën e Getafes (Enes Unal 9′), duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në kampionat.

Trajneri italian i ekipit kryesues të La Liga-s, deklaroi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij ishin akoma me pushime, por nuk e bën dramë disfatën e dytë sezonale në kampionat.

“Ua dhuruam vetë golin, falë një lojtari i cili zakonisht është shumë i vëmendshëm në mbrojtje. Ne kishim një ditë më shumë pushim, por sot nuk ishim ekipi që ishim deri për Krishtlindje.

Na mungoi përqendrimi, ishim akoma me pushime. Nuk dua justifikime, nuk luajtëm mirë ndaj Getafes, e merituam humbjen. Arbitri nuk ishte vendimtar.

Gjithsesi, unë u zemërova pak me të, pasi i kurseu disa kartonë të verdhë në pjesën e parë. U thashë djemve dje se isha i kënaqur me mënyrën se si ishin stërvitur.

Të shohim përpara. Kjo humbje nuk duhet bërë dramë, pasi jemi akoma në krye të renditjes“, deklaroi Ancelotti. Reali kryeson me 46 pikë, 8 mbi Sevillan që ka luajtur dy takime më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat