Me vetëm 11 lojtarë nga ekipi i parë e me 16 mungesa Barcelona

Futboll

Me vetëm 11 lojtarë nga ekipi i parë e me 16 mungesa Barcelona

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:32
Me vetëm 11 lojtarë nga ekipi i parë e me 16 mungesa Barcelona

Barcelona do të përballet sonte me Mallorcan në mungesë të 16 futbollistëve të ekipit të parë, si pasojë e Covid-19, lëndimeve dhe pezullimeve.

Takimi i javës së 19-të të La Ligës mes Mallorcas dhe Barçës zhvillohet në Stadiumin e Mallorcas në orën 21:00.

Ter Stegen, Neto, Araujo, Pique, Eric Garcia, Mingueza, Lenglet, Umtiti, Frenkie de Jong, Riqui Puig dhe Luuk de Jong. Këta janë 11 lojtarët e vetëm nga ekipi i parë që trajneri Xavi Hernandez i ka në dispozicion sonte.

Xavi u detyrua t’i marrë 10 futbollistë të tjerë nga akademia e klubit për ta kompletuar një listë prej 21 futbollistëve për ndeshjen e sotme.

16 lojtarë mungojnë në përgjithësi, tetë prej tyre kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19: Alba, Balde, Dest, Coutinho, Dembele, Abde, Gavi dhe Alves. Pjesa e tjerë mungojnë shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve me kartonë.

Por as Mallorca nuk i ka punët hiç më mirë me mungesa, pasi nuk do të mundë të llogarisë në 12 futbollistë të ekipit të parë, shumica dërrmuese e të cilëve janë të infektuar më koronavirus.

Barcelona ngel katër pikë larg top katërshes dhe një fitore sonte do ta afronte në vetëm një pikë pranë zonës së Ligës së Kampionëve.

Nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi, katalonasit po kalojnë nëpër formë të luhatshme, pasi i kanë fituar vetëm dy prej pesë ndeshjeve të fundit, duke barazuar në dy të tjera dhe duke humbur në një tjetër.

As Mallorca nuk po kalon nëpër formë të mirë dhe është vetëm pesë pikë larg zonës së rënies nga liga elitare spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat