Icardi dëshiron t’i bashkohet Juventusit

Futboll

Icardi dëshiron t’i bashkohet Juventusit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 23:28
Icardi

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është i hapur për kalimin te Juventus në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Argjentinasi e ka pasur të vështirë të jetë titullar nën urdhrat e Mauricio Pochettino, me treshen Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar që janë titullar të padiskutueshëm.

Si rezultat, Icardi që kërkohet nga klubet si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United është i hapur për largimin në afatin dimëror.

Sidoqoftë, gazetari Pedro Almeida zbulon se ish ylli i Interit preferon rikthimin në Seria A, andaj është i hapur për huazimin te Juventus për gjashtë muaj.

Raporti shton se PSG do fitojë 2.5 milionë euro nga huazimi dhe Juventus do duhet të paguajë 35 milionë euro nëse vendosin ta blejnë Icardin në verë.

28-vjeçari ka regjistruar rekordin prej 38 golave në 82 ndeshje për PSG, mirëpo këtë edicion ia ka dal të jetë titullar vetëm shtatë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat