Premier Liga angleze, ndeshja e vetme mes United dhe Wolverhampton

Futboll

Premier Liga angleze, ndeshja e vetme mes United dhe Wolverhampton

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:11
Ilustrim

Premier Liga angleze vazhdon sot me xhiron e 21, ku në program do të jetë ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës së Wolverhampton.

Në xhiron e fundit të dy skuadrat arritën të arkëtojnë pikë, ku Manchester United shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Burnleyt, kurse Wolverhampton barazoi pa gola me skuadrën e Chelseat.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm gjashtë pikë në tabelë, ku United zë vendin e shtatë me gjithsej 31 pikë, krahas Wolves që renditet i nënti me 25 pikë të arkëtuara.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te “Djajtë e Kuq” do të mungojnë Pogba, Lindelof dhe Martial, kurse te “Ujqërit” nuk do të paraqiten Ait Nouri, Boly, Hwang Hee-Chan, Jonny, Mosquera dhe Neto.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-4-2): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Greenwood, McTominay, Matic, Fernandes; Ronaldo, Cavani

Wolverhampton (3-4-3): Sa; Kilman, Coady, Saiss; Hoever, Neves, Moutinho, Marcal; Traore, Jimenez, Podence

18:30 Manchester United – Wolverhampton (Stadiumi Old Trafford)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat