Neville: Lukaku duhet të kërkojë falje

Futboll

Neville: Lukaku duhet të kërkojë falje

Më: 3 janar 2022 Në ora: 19:09
Gary Neville

Kampioni evropian Chelsea arriti të tregojë paraqitje tejet mbresëlënëse në barazimin 2:2 me gjigandin anglez Liverpoolin, pavarësisht se në skuadër mungonte sulmuesi Romelu Lukaku.

Ky i fundit nuk ishte prezent në ndeshje për shkak se trajneri Thomas Tuchel vendosi mos ta thërras në lidhje me rastin e intervistës së tij të fundit, ku ylli belg tregon pasionin e tij për Interin.

Analisti i futbollit anglez dhe ish-lojtari i Manchester United Gary Neville përmes një interviste e ka bërë të qartë që më e mira që Lukaku mund të bëjë është të kërkoj falje në zhveshtore.

“Unë mendoj që më e mira që ai mund të bëjë është të kërkojë falje në zhveshtore nga bashkëlojtarët e tij”, tha Neville në “Sky Sports”.

“Romelu Lukaku ishte te klubi im, dhe unë e kam thënë edhe para ndeshjes, nuk e kam derdhur asnjë lot të vetëm kur u largua nga Manchester United. Ai nuk thoshte haptazi që dëshiron të largohet, por mund ta kuptoje që ai nuk dëshiron të jetë aty, nuk ishte i përkushtuar, nuk mendoj që ishte profesionist”, shtoi Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat