Wolverhampton mposht Manchester Unitedin

Futboll

Wolverhampton mposht Manchester Unitedin

Më: 3 janar 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Wolverhampton Wanderers kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer në ‘Old Trafford’.

Wolves kanë marrë fitore minimale me rezultat 0:1 përballë Manchester United, por ndeshja tregoi një dominim më të madh.

Mysafirët kompletuan 15 gjuajtje në portën e United vetëm gjatë 45 minutave të para të ndeshjes.

Po ashtu, ata shtynë skuadrën e Rangnick të mos bëjnë as një tentim në 40 minuta rresht.

Fati i takimit u vendos në minutën e 82’, kur Joao Moutinho dërgoi topin në rrjetë.

Goli i Wolves erdhi pas një harkimi të Adama Traore që u largua nga zona dhe përfundoi në këmbët e portugezit.

Moutinho dërgoi një goditje tokazi në krahun e djathtë të De Gea, duke zhbllokuar rezultatin dhe vulosur fitoren e Wolves.

Wolverhampton mori sonte fitoren e parë në Old Trafford, që nga viti 1980.

Me këtë fitore, Wolves ngritën në pozitën e tetë, me 28 pikë të grumbulluara, 3 më pak sesa Manchester United që mbanë pozitën e shtatë (31 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat