Ky është vendimi i Chelseat për Lukakun

Futboll

Ky është vendimi i Chelseat për Lukakun

Më: 3 janar 2022 Në ora: 22:20
Romelu Lukaku

Pozicioni i Chelseat është i qartë në lidhje me sulmuesin belg, Romelu Lukakun. “Blutë” e Londrës nuk do ta shesin në janar dhe as nuk do ta huazojnë diku.

Ky është konkluzioni nga mbledhja e sotme mes klubit dhe lojtarit.

Gjithashtu, Lukaku ishte në stërvitjen grupore të mbajtur sot, ndërsa Tuchel do ta diskutojë vendimin e tij nesër

Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten.

Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon. Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat