Rangnick nuk bën premtime

Futboll

Rangnick nuk bën premtime

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:45
Rangnick nuk bën premtime

Ralf Rangnick përjetoi mbrëmjen e kaluar humbjen e parë si trajner i Manchester United. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-1 nga Wolves, me këta të fundit që ndodhen në formë të mirë dhe në tetë takimet e fundit në Premier League kanë pësuar vetëm dy gola!

Fillim i keq i vitit 2022 për djemtë e Rangnick, të cilët renditen momentalisht në vend të shtatë në kampionat. Trajneri gjerman pranoi superioritetin e “Ujqve” në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Ata luajtën më mirë se ne, sidomos në pjesën e parë.

E dija që do më priste një detyrë e vështirë këtu, United firmosi me mua për këtë arsye. Greenwood? Impenjimi dhe performanca e tij nuk ishin të jashtëzakonshme. Duhet të kesh mentalitet dhe fizik të fortë për të bërë presing në gjithë fushën.

Lojtarët e mi duhet të kenë të qartë: të gjithë duhet të jenë gati për të vrapuar dhe për të marrë kontrollin e topit, përndryshe do hasim vështirësi të mëdha”. Në fund një koment për objektivin Champions League.

Vendi i katërt është 4 pikë larg, por United ka luajtur një takim më pak se Arsenali. “Nuk mund të jap asnjë garanci në lidhje me objektivin Champions. Nuk e di nëse njerëzit do më besojnë nëse them se jam 100% i sigurt që do të renditemi në katërshen e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat