Hebaj rikthehet në Superiore

Futboll

Hebaj rikthehet në Superiore

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:34
Hebaj rikthehet në Superiore

Rubin Hebaj është rikthyer në Kategorinë Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Teutës. Këtë lajm e ka bërë vetë publike ekipi kampion aktual i Shqipërisë teksa kanë njoftuar se shkodrani është rikthyer pas një viti në Durrës pas eksperiencës që kishte me Shkëndijen e Tetovës.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS –

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj.

Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.

Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperjencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat