Milani komunikon vendimin për ndeshjen kundër Kumbullës

Futboll

Milani komunikon vendimin për ndeshjen kundër Kumbullës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:19
Milani komunikon vendimin për ndeshjen kundër Kumbullës

Seria A rikthehet me një super ndeshje mes Milanit dhe Romës.

Megjithatë përhapja e COVID-it ka bërë që qeveria të urdhëronte që stadiumet të mbusheshin deri ne kapacitetin 50%.

Ky vendim ka ndikuar dhe për tifozët e Romës.

Milani në një komunikatë zyrtare ka bërë me dije se ka anuluar një pjesë të konsiderueshme të biletave në sektorin e tifozëve të Romës.

Ata persona që kanë blerë bileta, do të kontaktohen me postë dhe do tu jepen udhëzime të mëtejshme lidhur me dëmshpërblimet.

Tani skuadra e Marash Kumbullës nuk do të ketë një pjesë të konsiderueshme të tifozëve në këtë super përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat