Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Feronikeli

Futboll

Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Feronikeli

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:21
Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Feronikeli

Florjan Smakiqi nuk do të jetë më pjesë e Klubit Futbollistik Feronikeli.

Portieri i njohur ka përfunduar kontratën me ‘Industrialistët’ dhe tashmë është lojtar i lirë.

“Kam pasur kontakte me disa skuadra, mirëpo gjithçka mbetet e hapur në vazhdim”, ka thënë Smakiqi për Gazetën Olle.

Kujtojmë se Feronikeli po kalon në krizë të madhe, ku mbetet skuadra e fundit në tabelë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat