Chelsea merr vendimin për "rebelin" Lukaku

Futboll

Chelsea merr vendimin për "rebelin" Lukaku

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:03
Chelsea merr vendimin për "rebelin" Lukaku

Lukaku tani po ftohet të kërkojë falje për komentet të cilat kanë zemëruar fansat dhe madje kanë habitur edhe njeëzit më të afërt.

Trajneri Tuchel po mendon nëse do të thërrasë Lukakun për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup të së mërkurës kundër rivalëve të ashpër Tottenham.

Dyshja zhvilluan bisedime të hënën, por klubi refuzoi të komentonte mbi ndonjë aspekt të takimit apo situatën në vazhdim.

Por kuptohet që Tuchel gëzon mbështetjen e bamirësit të Chelseat, Abramovich.

Rusi shpenzoi 97.5 milionë paund nga pasuria e tij për ta sjellë belgun në klub vetëm pesë muaj më parë.

Dhe burime pranë lojtarit po i kërkojnë atij që të kërkojë falje dhe t'i japë fund të gjithë sagës.

Tuchel ka sugjeruar tashmë se incidenti mund të zgjidhet shpejt duke pranuar se "ka gjithmonë një rrugë kthimi" pas barazimit 2-2 të së dielës kundër Liverpool-it, ku Lukaku u la jashtë grumbullimit.

Tifozët e Chelseat gjithashtu kanë qenë të gatshëm për të mbështetur Tuchelin për qëndrimin e tij të ashpër ndaj komenteve të Lukakut dhe mund të mos jenë aq falës sa trajneri gjerman.

Belgu përballet me një betejë të gjatë duke u përpjekur të rivendosë besimin e tyre pas këtij incidenti, veçanërisht pasi ai pretendon se është një tifoz i Chelseat.

Lukaku u stërvit të hënën me ata lojtarë që humbën ndeshjen e së dielës, por ka të ngjarë të bashkohet në një stërvitjen e plotë të martën.

Thomas Tuchel pas kësaj përballjeje konfirmoi se Romelu Lukaku është “rikthyer” në skuadrën e Chelseat .

“Së pari jemi të lumtur që morëm kohë për të folur me qetësi. Kështu bëmë. Ai kërkoi falje dhe u rikthye në skuadër”, tha trajneri i bluve duke folur para ndeshjes gjysmëfinale në Carabao Cup kundër Tottenhamit.

“Ishte e qartë se ne donim të kuptonim që ai nuk e bëri qëllimisht. Gjithashtu, kjo është hera e parë që e bën këtë”, shtoi trajneri gjerman. “Kurrë nuk ka pasur as më të voglën sjellje ndaj skuadrës. Ishte hera e parë që e dëgjonim të fliste kështu”, përfundoi Tuchel.

Megjithatë ‘La Reppubblica’ shkruan se Lukaku do të gjobitet gjithsesi për deklaratat e tij. Chelsea do ta gjobisë Lukakun me 500 mijë euro për deklaratat e dhëna për ‘Sky Italy’. Kjo tregon një ashpërsi të madhe të ‘Bluve’ ndaj jo-profesionalizmit të Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat