Gjiganti turk e kërkon Xherdan Shaqirin

Futboll

Gjiganti turk e kërkon Xherdan Shaqirin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:41
Gjiganti turk e kërkon Xherdan Shaqirin

Sipas raportimeve, mesfushori i gjithanshëm sulmues, Xherdan Shaqiri mund të kalojë tek skuadra e Fenerbahces.

Sipas mediave turke, Fenerbahce është duke e kërkuar me ngulm Shaqirin dhe është top prioriteti për blerje në afatin e janarit.

Problemi i vetëm te Feneri është mungesa aktuale e trajnerit dhe se klubi nuk po ngutet në transferime pa e zyrtarizuar emrin e timonierit të skuadrës pas shkarkimit të Vitor Pereiras, përcjell Insporti.

Ndryshe, njëra nga arsyet e largimit të Shaqirit është edhe paga e lartë, pasi gjilanasi nënshkroi kontratë trevjeçare deri në vitin 2024 me vlerë 300 mijë funte në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat