Barcelona regjistron Dani Alvesin, debutimi i brazilianit që sot

Futboll

Barcelona regjistron Dani Alvesin, debutimi i brazilianit që sot

Më: 5 janar 2022 Në ora: 11:26
Barcelona regjistron Dani Alvesin, debutimi i brazilianit që sot

Lajm i mirë për Barcelonën para ndeshjes së Kupës së Mbretit, kundër Linares. Dani Alves është federuar si futbollist i LaLigas e për rrjedhojë është përfshirë në listën e të grumbulluarve për këtë sfidë. Kjo do të thotë që anësori brazilian më në fund mund të debutojë që sot me fanellën e Barçës.

Alves iu bashkua Barcelonës më 12 nëntor, por për shkak të kufirit të pagave nuk mund të jepte kontribut në ndeshjet zyrtare. Ai u aktivizua vetëm në përballjen me Boca Juniors për Kupën Maradona.

Me Alves tashmë në dispozicion dhe në formë të mirë, pasi është stërvitur prej disa javësh me pjesën tjetër të skuadrës, Xavi do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje për të ringritur Barcelonën.

Dest nuk po bind në krahun e djathtë, ndërsa Sergi Roberto është i dëmtuar dhe i duhet edhe tre muaj kojë për t’u kthyer në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat