Tjetër arritje në futbollin shqiptar, tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Futboll

Tjetër arritje në futbollin shqiptar, tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:45
Mirela Çemeri

Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s.

Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Por Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Image

Mirjeta Salla

Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat