Frikë për sigurinë

Futboll

Frikë për sigurinë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:21
Benjamin Mendi

Mbrojtësi i Mancheter City, Benjamin Mendi është pezulluar nga klubi dhe mbahet në paraburgim që nga gushti i kaluar, pasi aktualisht akuzohet për shtatë akuza për përdhunim.

Tani autoritetet e burgut në Mbretërinë e Bashkuar kanë lejuar transferimin e tij në një burg të sigurisë së lartë mes frikës për sigurinë personale të mbrojtësit francez.

Siç raportohet nga britanikja “The Sun”, Mendi u transferua në një nga burgjet më të vështira në Mbretërinë e Bashkuar më 23 dhjetor, që do të thotë se ai i kaloi Krishtlindjen në një nga burgjet e rrezikshme në Mançester, i njohur zakonisht si Strangeways që njihet dhe si vendi me shumë tifozë të skuadrës rivale të Sitit, Mançester Junajtid.

Francezi mbahet në paraburgim që prej datës 27 gusht dhe ka paraqitur tre kërkesa për lirim me kusht, por asnjëra prej tyre nuk ka pasur sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat