Portieri kamerunas te Interi

Futboll

Portieri kamerunas te Interi

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:43
Andre Onana

Portieri kamerunas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zikaltrit”, do t’ju bashkohet gjatë verës

Andre Onana është futbollist i ri i Interit.

Portieri kamerunas në fakt ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin aktual italian.

Portieri aktual i Ajaxit i ka kryer paraprakisht me vizitat mjekësore me sukses.

Ai do t’i bashkohet ekipit “Zikaltër” gjatë korrikut të këtij viti, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

Sipas mediave italiane, ish-portieri i Barcelonës do të paguhet 3 milionë euro në vit.

Ai shihet si pasardhësi ideal i portierit aktual, Samir Handanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat