Dukagjini sot i kthehet stërvitjeve

Futboll

Dukagjini sot i kthehet stërvitjeve

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:06
Dukagjini

Dukagjini kthehet në stërvitje në stadiumin “18 Qershori” në Klinë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Sot nga ora 11:00 të besuarit e Armend Dallkut do të jenë në fushë.

“Klubi futbollistik Dukagjini ju rikthehet stërvitjeve. Ditën e enjte (06.01.2022) ne stadiumin “18 Qershori” Klinë, me fillim nga ora 11:00, fillojnë përgatitjet për sezonin pranveror”, thuhet në njoftim.

Dukagjini ka një punë jo edhe aq të lehtë në stinorin pranveror, pasi duhet ta sigurojë mbijetesën.

Një luftë tjetër e tyre është edhe ajo në Kupën e Kosovës, ku do të përballen me Gjilanin si mysafir..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat