Bale drejt rikthimit te klubi ku u formua

Futboll

Bale drejt rikthimit te klubi ku u formua

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:47
Bale drejt rikthimit te klubi ku u formua

Southamptoni ku momentalisht aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja është duke tentuar të rikthejë në skuadër sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, raporton “El Nacional”.

Tanimë në moshën 32-vjeçare Bale mund të konsiderojë rikthimin në Premier League te skuadra ku u formua si futbollist profesionist, e më pas u largua drejt Tottenham në vitin 2007.

Uellsiani këtë sezon ka shënuar një gol në 3 ndeshje që ka zhvilluar në La Liga me “Los Blancos”.

Kujtojmë që anësori është në përfundim të rikuperimit nga një dëmtim që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave dhe Ancelotti shpreson ta ketë një lojtar të rëndësishëm për gjysmën e dytë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat