Nuk ka shenja për rinovim

Futboll

Nuk ka shenja për rinovim

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:53
Luis Suarez

Historia e Luis Suarezit te Atletico e Madridit mund të përfundojë këtë qershor.

Sulmuesit uruguaian i përfundon kontrata pas 6 muajsh dhe nuk ka shenja për rinovimin. 34-vjeçari u vu nën urdhrat e Diego Simeones një vit e gjysmë më parë dhe rezultoi futbollisti kyç në suksesin e “Los Colchoneros” në LaLiga.

Gjatë sezonit të parë realizoi 21 gola, por i dyti nuk po shkon siç do të donte ish-sulmuesi i Barçës. Ka shënuar tetë gola, është sulmuesi më rezultativ, por nuk po e gjen rrjetën prej shtatë ndeshjesh në kampionat.  

Sipas “Corriere dello Sport”, Suarez nuk mendon për rinovimin, sepse ka marrë vendimin të largohet nga kampionati spanjoll për të nisur një përvojë të re në MLS, ku shumë emra të mëdhenj të futbollit vendosin të mbyllin karrierën, duke nënshkruar kontratën e fundit me pagë të lartë.

Ndoshta mund të jetë Inter Miami i David Beckhamit stacioni i fundit i një karrierë legjendare të sulmuesit uruguaian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat