Qëndrimi i palëkundur

Futboll

Qëndrimi i palëkundur

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:26
Dembele

Qëndrimi i palëkundur i Ousmane Dembélésë para presionit të Barcelonës për të rinovuar kontratën është sinjal i qartë që francezi do të largohet si lojtar i lirë në përfundim të sezonit.

Përveçse nga Premier League, interes për sulmuesin 24-vjeçar ka edhe nga Gjermania, pikërisht nga gjigantët e Bayernit të Mynihut.

Sipas informacioneve të “L’Équipe”, skuadra gjermane ka si prioritet inkorporimin e francezit në rast se Kingsley Coman hedh poshtë ofertën e rinovimit. Anësori i Bayernit ka kontratë deri në vitin 2023 dhe negociatat për vazhdimin e kontratës së tij nuk po avancojnë. Si Kahn ashtu edhe Rummenigge duan të shmangin një tjetër “rast Alaba”, pra që lojtari të lirohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Për të mos u kapur të papërgatitur, drejtuesit bavarezë po studiojnë mundësinë e afrimit të Dembelesë me parametër zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat