Lazio gjen zëvendësuesin e Muriqit

Futboll

Lazio gjen zëvendësuesin e Muriqit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:56
Divock Origi.

Lazio ka nisur negociatat për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Belgu është i hapur për largimin nga “Anfied”, në mënyrë që të zhvillojë më shumë minuta te një skuadër tjetër.

Sipas “LazioNews24”, Liverpool është i interesuar për të shitur Origin para se kontrata t’i skadojë në fundin e sezonit.

Trajneri Maurizio Sarri është i interesuar për të sjellë Origin te Lazio në mënyrë që të garojnë për top katër, ngase nuk është i bindur nga qendërsulmuesi Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar klubin e Premierligës dhe negocitat kanë nisur, derisa ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të parë nëse kompletohet marrëveshje.

Ndërkohë, Muriqi pritet të rikthehet në Turqi, me Galatasaray dhe Fenerbahce të interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat