Pas Trippierit, Newcastle United fokusohet te Ramsey

Futboll

Pas Trippierit, Newcastle United fokusohet te Ramsey

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:03
Aaron Ramsey

Newcastle United shpreson të transferojë mesfushorin Aaron Ramsey në formë huazimi nga Juventus për pjesën e mbetur të sezonit, pasi arritën marrëveshje me Atletico Madridin për Kieran Trippier.

Newcastle United në ditët në vijim do e zyrtarizojë Trippier, derisa tani janë të fokusuar për nënshkrimin me uellsianin.

Ramsey iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2019 pas një dekade te Arsenal, por koha në Itali s’ka qenë aspak e mirë shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Mesfushori zhvilloi vetëm 97 minuta këtë edicion dhe Massimiliano Allegri ka konfirmuar se ish lojtari i Cardiff pritet të largohet këtë muaj.

Ramsey është i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë dhe “The Times” raporton se Newcastle dëshiron ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Pritet të jetë vetëm huazim, meqenëse skuadra është duke luftuar për mbijetesë dhe trajneri Eddie Howe shpreson ta bind 31-vjeçarin duke i ofruar minutazhë të lartë.

Përpos Newcastle, interesim kanë shprehur edhe Everton dhe Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat