Natë makthi për Renato Sanches

Futboll

Natë makthi për Renato Sanches

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:37
Natë makthi për Renato Sanches

Një ditë me të vërtetë për t’u harruar ajo e jetuar të martën nga mesfushori portugez Renato Sanches.

Lojtari i Lille, siç ka raportuar AS dhe A Bola, ka qenë protagonist për keq në fushë dhe ka qenë viktimë e një vjedhje jashtë saj.

Në ndeshjen e Kupës së Francës me Lille, përveç humbjes së sfidës, Sanches ka gabuar nga pika e bardhë në lotarinë e penalltive që ka vendosur më pas takimin.

Pasi është kthyer në shtëpi, ka parë se banesa e tij është vjedhur.

Në fakt, teksa ish-lojtari i Bayern Munich ishte në fushë disa keqbërës janë futur me forcë në shtëpinë e tij duke marrë para, orë dhe objekte të tjera me vlerë. Lojtari ka bërë denoncim në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat