Kamer Qaka nuk vonon shumë që të nisë një aventurë të re

Futboll

Kamer Qaka nuk vonon shumë që të nisë një aventurë të re

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:07
Kamer Qaka nuk vonon shumë që të nisë një aventurë të re

Kamer Qaka nuk ka vonuar shumë që të nisë një aventurë të re, pasi u largua pak ditë më parë nga Shkëndija e Tetovës. Mesfushori i cili u afrua në radhët e përfaqësues shqiptare nga Kristian Panuçi, pa lënë shumë shenjë, ka nisur sot një aventurë të re me klubin e Mezokovesd-Zsori.

Klubi hungarez e ka prezantuar Qakën si kontingjent të kombëtare shqiptare të futbollit, duke kujtuar pikërisht Panuçin që e afroi në radhët e ekipit .

“Me të rriturit, ai është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë për të cilin ka luajtur deri tani katër ndeshje. Është interesante se ai ka bërë debutimin e tij me ekipin kombëtar shqiptar nën drejtimin e futbollistit legjendar të kombëtares italiane, Kristian Panuçi”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sigurisht, klubi nuk përmendte në njoftimin për tifozët se kjo periudhë i përkiste vitit 2018 dhe që nga qershori i atij viti, ai nuk kishte veshur më fanellën e ekipit kombëtar dhe as nuk ishte ftuar të bëhej pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat