Genoa në kërkim të një sulmuesi

Futboll

Genoa në kërkim të një sulmuesi

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:50
Veton Berisha

Pasi i iku nga duart mundësia për të rikthyer Kristof Piontek që të veshë fanellën kuqeblu, skuadra e Genoas është në kërkim të një sulmuesi që garanton gola.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i pari në listën e klubit nga Liguria është sulmuesi shqiptar Veton Berisha, i cili është dhe vëllai i Valon Berishës.

Nëse nuk arrihet dot një marrëveshje me shqiptarin atëherë alternativa tjetër do të ishte sulmuesi i Atalantës, Roberto Pikoli.

Veton Berisha me fanellën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez në 28 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 22 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist. Më parë 27-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Bran, Rapid Viena dhe Grojer Furth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat