Bajrami ka zgjuar interesimin e shumë klubeve

Futboll

Bajrami ka zgjuar interesimin e shumë klubeve

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:07
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami po shkëlqen në Serie A.

Mesfushori shqiptar e nisi vitin me gol, duke i shënuar gol Lazios në sfidën e parë për 2022.

Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve me paraqitjet te Empoli, kartoni i të cilit vlerësohet 10 milionë euro.

Nga Italia raportohet se Bajrami mund të lërë në verë Empolin dhe klubi më i interesuar është Sassuolo, derisa interesim ka shfaqur edhe Cagliari.

Këtë sezon ai numëron 7 gola dhe katër asiste në 20 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat