Liverpool pranë që të sigurojë shërbimet e sulmuesit

Futboll

Liverpool pranë që të sigurojë shërbimet e sulmuesit

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:43
Luis Diaz

Gjigandi anglez Liverpool raportohet se është shumë pranë që të sigurojë shërbimet e sulmuesit anësorë të Portos Luis Diaz, raporton “The Sun”.

Kolumbiani 24 vjeçar është duke tërhequr vëmendje nga shumë klube evropiane, pas paraqitjeve tejet të mira me skuadrën e Portos.

Këtë muaj, trajneri Jurgen Klopp ka mbetur pa dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, ku Mohamed Salah dhe Sadio Mane kanë udhëtuar drejt shteteve të tyre, ku do të paraqiten në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Tani, raportohet se “Të Kuqtë” dëshirojnë me çdo kusht të transferojnë Diaz në skuadër, pasi që së fundmi edhe Firmino nuk ka qenë në formën më të mirë, të cilin e kanë përcjellë lëndime të shumta në këtë sezon.

Në këtë sezon, Luis Diaz ka arritur të bëjë 24 paraqitje në të gjitha garat për Porton, duke regjistruar 14 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat