Partizani kërkon sulmuesin nga Kosova

Futboll

Partizani kërkon sulmuesin nga Kosova

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:38
Partizani kërkon sulmuesin nga Kosova

Partizani nga Tirana ka spostuar të gjithë vëmendjen te merkato teksa në “radarët” e klubit nga kryeqyteti shqiptarë, është shfaqur edhe emri i ish-sulmuesit të Kukësit, Mirlind Daku.

Partizani po negocion me klubin e Osijekut në Kroaci për ta marrë 24-vjeçarin në formulën e huazimit.

Mesa duket të kuqtë kanë si synim për të përforcuar repartin e sulmit, aty ku në 15 javë kampionat kanë shënuar po aq gola.

24-vjeçari nga Kosova gjatë këtij sezoni me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat është aktivizuar në total në 12 ndeshje, ku ka arritur të shënojë dhe 3 gola.

Gjithashtu përveç fanellave të Kukësit dhe Osijekut, Mirlind Daku ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ballkanit dhe Llapit në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat