Gareth Bale mund të jetë shok skuadre me Armando Brojën

Futboll

Gareth Bale mund të jetë shok skuadre me Armando Brojën

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:48
Gareth Bale mund të jetë shok skuadre me Armando Brojën

Gareth Bale po vazhdon prej vitesh që të jetë pjesë e Realit të Madridit, atje ku po fiton shifra të frikshme parash pa luajtur fare dhe duke u investuar më tepër në pasionet e tij, veçanërisht golfi.

Tanimë ka ardhur momenti që madrilenët të heqin barrën e rëndë dhe të mendojnë zgjidhje për situatën.

Trajneri nuk e ka aktivizuar uellsianin as në ndeshjen ndaj Alcayono në Kupën e Mbretit dhe kjo tregon qartësisht se në janar do të ketë një ekip të ri për Bale. Mediat në Spanjë fillimisht dhe më pas ato britanike kanë hedhur idenë se Southampton do të rikthejë në shtëpi Gareth.

Uellsiani e nisi karrierën e tij pikërisht te Southampton dhe goditja e madhe e pronarëve të rinj pritet që të jetë pikërisht ky lojtar. Kështu edhe Armando Broja do të kishte mundësinë për të luajtur me një emër të njohur të futbollit europian deri në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat