Simeone me “dhimbje koke”

Futboll

Simeone me “dhimbje koke”

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:21
Simeone me “dhimbje koke”

Atletico Madrid do të përballet me një situatë shumë të vështirë të dielën kur të zbresë në fushë përballë Villareal në transfertë. Organika e Los Colchoneros do të jetë e cunguar duke qenë se mungesat janë të shumta, ndërsa atyre iu shtohen edhe pezullimet si pasojë e kartonëve.

Kështu, Suarez, Gimenez, Savic, Herrera dhe Griezmann nuk janë të gatshëm, ndërsa ende nuk ka mbërritur një zëvendësues për Kieran Trippier të larguar në drejtim të Newcastle.

Në këtë formë, trajneri Diego Simeone mund të mbështetet vetëm tek 15 futbollistë nga ekipi i parë, ndërsa është i detyruar ta plotësojë organikën me lojtarët e rinj pa eksperiencë si Serrano, Carlos Martin apo Giuliano.

Ndërkaq, tekniku argjentinas e ka mendjen edhe te merkato teksa duhet të ndërhyjë në krahun e djathtë të mbrojtjes ku më i preferuari është Mukiele i Leipzig, por që kushton jo më pak se 20 milionë euro, ndërsa një lëvizje “low cost” do të ishte Sidibe i Monacos i cili është në skadencë kontrate me francezët dhe mund të largohet për një shumë simbolike.

Aktualisht, bardhekuqtë janë në vendin e katërt të La Liga teksa ecuria negative në fundin e vitit 2021 i ka penalizuar shumë në garën për titullin kampion pasi aktualisht janë 14 pikë larg vendit të parë që është “pronë” e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat