Sterling merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Sterling merr vendimin për të ardhmen

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:22
Sterling merr vendimin për të ardhmen

Rahem Sterling duket se ka bërë një kthesë të fortë sa i takon të ardhmes së tij. Nëse në fillim të sezonit sulmuesi i Manchester City theksoi hapur se mund të ndryshonte skuadër, madje që në muajin janar, tashmë britaniku është i gatshëm të negociojë rinovimin e kontratës e cila skadon për 18 muaj.

Ndryshimi i sjelljes së Sterling ka të bëjë me faktin se raporti i tij me trajnerin Pep Guardiola është përmirësuar dhe spanjolli është bërë më i “dashur” me yllin e ekipit teksa i ka rezervuar më shumë minuta në fushë.

Në këtë formë, pavarësisht një dëshire të lojtarit për të luajtur në Spanjë me Real Madrid apo Barcelonën, te Manchester City tashmë janë të sigurt se përmirësimi i marrëdhënies me trajnerin do t’i lejojë ata të rinovojnë kontratën me 27-vjeçarin.

Kështu, nga muaji i ardhshëm do të nisin bisedimet me Sterling, i cili është pjesë e “Qytetarëve” prej vitit 2015, kur u transferua nga Liverpool për shumën e 49 milionë paundëve. Ndërkohë, në këtë sezon sulmuesi anësor ia ka dalë të shënojë shtatë gola në 17 paraqitje me fanellën e Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat