Granada-Barcelona, ja formacionet zyrtare

Futboll

Granada-Barcelona, ja formacionet zyrtare

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” mes skuadrës së Granadas dhe gjigandit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit, Barcelona shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Mallorcas, kurse Granada barazoi pa gola me skuadrën e Elches.

Momentalisht, të dy skuadrat në tabelë i ndajnë tetë pikë, ku Barcelona zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 31 pikë, në krahasim me Granadan që renditet në vendin e 13 me 23 pikë.

Sa i përket ndeshje së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Granadan nuk do të paraqiten Arias dhe Lozano, kurse te Barcelona do të mungojnë Araujo, Braithawaite, Demir, Fati, Pedri, Roberto, Torres, Wague dhe De Jong.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Granada (4-4-2): Maximiano; Quini, Daiz, Torrente, Neva; Puertas, Milla, Gonalons, Machis; Suarez, Molina

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alba, Garcia, Pique, Alves; Gavi, Busquets, Nico; De Jong, Jutgla, Dembele

18:30 Granada – Barcelona (Stadiumi Nuevo Los Cármenes)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat