Prapaskena me presidentin e klubit

Futboll

Prapaskena me presidentin e klubit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:52
Ribery

Një prapaskenë interesante ka ndodhur me Franck Ribery. Francezi i famshëm ndërpreu bashkëpunimin me Fiorentinën në muajin korrik dhe në shtatorin e kaluar firmosi me Salernitanën.

38-vjeçari (81 ndeshje dhe 16 gola me kombëtaren franceze) numëron dy asiste me ekipin nga Salerno deri në këtë fazë të sezonit. Agjenti i tij ka dashur ta transferojë në kampionatin brazilian.

Sulmuesi i majtë i është propozuar Cearës, teksa ekipe ka qenë përgjigja e presidentit të klubit brazilian: “Akoma luan futboll Ribery?!”.

Në prononcimin e dhënë për Globo Esporte, Robinson de Castro deklaroi: “Më morën në telefon dje dhe më ofruan mundësinë e firmosjes me Ribery. Unë as që ia kisha idenë që ai vazhdon të luajë akoma… “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat