Italia mbyll stadiumet, nga 16 janari vetëm 5 mijë tifozë!

Futboll

Italia mbyll stadiumet, nga 16 janari vetëm 5 mijë tifozë!

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:55
Italia mbyll stadiumet, nga 16 janari vetëm 5 mijë tifozë!

Italia mbyll stadiumet, nga 16 janari vetëm 5 mijë tifozë!

COVID-19 është kthyer në një çështje madhore për të gjitha shtetet më të rëndësishme europiane me virusin famëkeq që vazhdon të ndikojë negativisht në financat e klubeve të futbollit.

Së fundmi asamblea e ligës italiane të futbollit për shkak të rasteve të shumta me COVID-19, ka vendosur të reduktojë nga 50% e impianteve në vetëm 5 mijë persona maksimumi praninë e tifozëve në stadium duke nisur nga data 16 janar deri në 23 janar.

Me përjashtim të raundit të 21-të dhe Superkupës së Italisë Juventus-Inter që do të luhen me 50 % të kapacitetit, dy javët e ardhshme të Serie A do të zhvillohen me shumë pak tifozë në shkallët e stadiumeve dhe ky është një lajm shumë i keq për fansat e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat