Struga Trim Lum fillon përgatitjet

Futboll

Struga Trim Lum fillon përgatitjet

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:59
Struga Trim Lum fillon përgatitjet

Struga Trim Lum nën drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski sot edhe zyrtarisht ndezë motorët për në pranverë, aty ku ekipi strugan sërish do të tentojë Europën.

Pjesën më të madhe të përgatitjeve futbollistët e Struga Trim Lum do ta zhvillojnë në Strugë dhe Ohër.

“Po prej sot edhe zyrtarisht startojmë me përgatitjet për stinorin pranveror.

Pjesën më të madhe të përgatitjeve do ta zhvillojmë në Strugë dhe Ohër,  derisa varësisht nga kushtet klimatike që do të mbizotërojnë në vendin tonë, skuadra mund të transferohet në Durrës, aty ku edhe do të zhvillonte fazën kryesore të përgatitjeve” – tha enkas për “infOSport.mk” drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku.

Ky i fundit foli edhe për ndeshjet kontrolluese që kanë paraparë të zhvillojnë gjatë kësaj faze të përgatitjeve.

“Për këtë fazë të përgatitjeve kemi paraparë të zhvillojmë 5 ndeshje kontrolluese. 3 prej tyre veçmë kemi caktuar, edhe atë me 21 janar kundër Renovës, me 26 kundër Voska Sport dhe me 5 shkurt do kemi ndeshjen e fundit kundër Ohrid Lihnidos. Na ka mbetur të gjejmë kundërshtarë edhe për dy termine gjatë janarit” – u shpreh Isaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat