Sterling drejt rinovimit me Manchester City-n

Futboll

Sterling drejt rinovimit me Manchester City-n

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:21
Sterling drejt rinovimit me Manchester City-n

Sterling drejt rinovimit me Manchester City-n!

Nëse muaj më parë Raheem Sterling dukej thuajse i larguar nga Manchester City dhe me asnjë shans për të rinovuar kontratën me Citiziens, tashmë duket se raportet mes tij dhe trajnerit Pep Guardiola janë kthyer në normalitet dhe gjasat që që sulmuesi i kombëtares angleze të zgjasë bashkëpunimin me Manchester City-n.

Kontrata aktuale e Sterling skadon në 2023-in ndërkohë që në javët e fundit bisedimet kanë avancuar ndjeshëm dhe shumë shpejt mund të gjendet rruga e përbashkët për një kontratë të re afatgjatë.

Në këtë sezon të Premier League të cilin Manchester City e kryeson bindshëm Sterling është aktivizuar në 17 takime duke shënuar dhe 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat