Akuza nga Valencia – reagon Ancelotti

Futboll

Akuza nga Valencia – reagon Ancelotti

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:06
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka refuzuar të komentojë akuzat e Valencia për padrejtësi në ndeshjen e mbrëmshme.

Valencia bëri një reagim të pamatur në Twitter, duke u ankuar për vjedhje në ‘Bernabeu’, aluduar në një penallti.

I pyetur për këto komente, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka refuzuar të jap ndonjë vlerësim.

“Nuk di çfarë të them për këto komente. Duhet të vlerësoj ndeshjen. Luajtëm mirë”, ka thënë Ancelotti.

“Ne hapëm ndeshjen me një penallti, dhe kjo ndihmoi. Por, krijuam shumë raste të tjera dhe fituam ndeshjen”, shtoi italiani.

Real Madrid do të nisen për Arabi, ku do të luajnë gjysmëfinalen e Superkupës, përballë Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat