Berisha gati për debutimin me Torinon

Futboll

Berisha gati për debutimin me Torinon

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:22
Etrit Berisha

Situata e rënduar në të cilën ndodhet Torino për shkak të Covid-19, i ka sjellë fat portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha.

Ai pasi debutoi në Kupë në ndeshjen ndaj Sampdorias do të bëjë debutimin absolut edhe në Serie me skuadrën granata pikërisht në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Fiorentinës.

Portieri titullar Vanja Milinkoviq-Saviq është i infektuar me Covid-19 dhe trajneri Juriq është i detyruar të hedhë në fushë nga minuta e parë Etrit Berishën.

Ai do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen ndaj vjollcëve për të fituar sa më shumë pikë në sytë e trajnerit kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat