A është më në fund Shaqiri në rrugën e duhur me Lyonin?

Futboll

A është më në fund Shaqiri në rrugën e duhur me Lyonin?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:19
A është më në fund Shaqiri në rrugën e duhur me Lyonin?

Viti i Ri fat i ri? Në fillim të gjysmës së dytë të sezonit në Ligue 1, Xherdan Shaqiri dhe Lyon do të përballen me liderin e kampionatit PSG, shkruan media zvicerane “srf.ch”.

Duelet mes Olympique Lyon dhe Paris St-Germain “prodhojnë” çdo herë emocione.

Ndeshja e parë e sezonit ishte spektakolare kur parisienët fituan 2:1 në minutën e fundit. 

“Reprezentuesi zviceran, Xherdan Shaqiri, luan për Lyonin që nga gushti dhe ende nuk e ka gjetur vendin e tij.

Në kampionat ai deri më tani është futur vetëm në 8 nga 19 ndeshje. Së fundmi ai vuante edhe nga virusi, por pak ditë më parë u rikthye në stërvitje.

Lyon dhe Shaqiri do të bëjnë gjithçka për të ndryshuar gjërat në vitin e ri”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat