Ancelotti: El Clasico mbetet El Clasico

Futboll

Ancelotti: El Clasico mbetet El Clasico

Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:32
Ancelotti: El Clasico mbetet El Clasico

Pas fitores ndaj Valencias në kampionat, Reali i Madridit tashmë e ka përqëndruar vëmendjen te Superkupa e Spanjës me Los Blancos që këtë mesjavë do të sfidojnë në Riyad të Arabisë Saudite Barcelonën në raundin gjysmëfinal të këtij kompeticioni që me formulën e aplikuar gjatë viteve të fundit është bërë shumë interesant. Lidhur me El Clasicon e Superkupës, trajneri Carlo Ancelotti u shfaq optimist.

“Rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të ekzistojë gjithmonë.

Kjo ndeshje nuk quhet El Clasico pa një motiv. Është një El Clasico dhe gjithmonë do të jetë. Në teori ne jemi favoritë por në praktikë është fusha e lojës ajo që do të thotë gjithçka.

Ndeshja do të nis në barazim pa gola dhe të dyja ekipet i kanë mundësitë për të marrë rezultat. Ne do të përpiqemi të jemi më të mirët në fushë, ashtu siç do të kërkojë të bëjë dhe Barcelona.  Është një kompeticion i rëndësishëm dhe trofeu i parë i sezonit. Të gjitha skuadrat që marrin pjesë duan ta fitojnë ashtu si edhe ne”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

Përveç Realit të Madridit dhe Barcelonës në këtë edicion të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite do të marrin pjesë edhe kampionët e La Ligas Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao që do të sfidohen mes tyre në gjysmëfinalen tjetër që do të luhet në 13 janar, ndeshje që gjithashtu si El Clasico do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat