Conte ka një plan special për Adama Traoren

Futboll

Conte ka një plan special për Adama Traoren

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:24
Adama Traore

Adama Traore mund të përfundojë te skuadra e Tottenham Hotspur.

Antonio Conte ka vënë objektivin te spanjolli i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Raportime nga ‘Times’ bëjnë të ditur se Spurs e duan Adama në këtë merkato, por me një plan special të Antonio Conte.

Trajneri italian planifikon ta aktivizojë anësorin e Wolves si mbrojtës krahu.

Adama Traore luan si anësor i djathtë, në fazën ofensive, dhe është nga dribluesit më të mirë në Premier League viteve të fundit.

Conte megjithatë duket se planifikon ta angazhojë lojtarin edhe me detyre defensive, për ta aktivizuar në sistemin 3-5-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat