Antonio Conte aktivizon fshesën

Futboll

Antonio Conte aktivizon fshesën

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:33
Antonio Conte

Tottenham Hotspur po planifikon të largojë tre lojtarë gjatë merkatos së janarit.

Antonio Conte duket se ka identifikuar copëzat të cilat nuk i duhen në skuadër, dhe Spurs po kërkojnë të mbyllin marrëveshje për t’i larguar.

Siç bën të ditur ‘ESPN’, trajneri i Tottenham, Antonio Conte do t’i largojë Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tanguy Ndombele.

Italiani po përgatitet për një shndërrim të skuadrës dhe kjo nënkupton largime për të lënë hapësira për emra të rinj.

Thuhet se edhe Japhet Tanganga e Giovani Lo Celso janë në dyshim për të ardhmen e tyre te Tottenham.

Conte thuhet se ka shprehur mendimin se këta emra nuk janë në nivel të duhur për të garuar në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat