Lazio dëshiron me çdo kusht që të sjellë në skuadër portierin e Chelseat

Futboll

Lazio dëshiron me çdo kusht që të sjellë në skuadër portierin e Chelseat

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:47
Lazio dëshiron me çdo kusht që të sjellë në skuadër portierin e Chelseat

Klubi italian Lazio dëshiron me çdo kusht që të sjellë në skuadër portierin e Chelseat Kepa Arrizabalaga, raporton “The Athletic”.

Thuhet se 27 vjeçari është i hapur rreth këtij transferimi, pasi që vazhdon të jetë si rezervist i portierit Edouard Mendy te kampioni evropian.

Lazio dëshiron që t’i ofrojë Kepas një start të ri për të ringjallur karrierën e tij, ku edhe mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Chelsea, dhe trajnerin momental të Lazios Maurizio Sarri.

Por, ky transferim mund të jetë paksa i vështirë për skuadrën italiane, pasi që paga e Kepas te Chelsea është afro 180,000 euro në javë, shumë kjo që mund të paraqes problem në arritje të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat