Vetëm tetë lojtarë në dispozicion

Futboll

Vetëm tetë lojtarë në dispozicion

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:40
Vetëm tetë lojtarë në dispozicion

I programuar për t’u luajtur më datë 11 janar, ndeshja mes Leicester dhe Everton është shtyrë sërish.

Ky takim në fakt datën origjinale për t’u zhvilluar e ka pasur më 19 dhjetor, mirëpo në atë moment COVID-19 u bë faktor negativ, ndërsa sërish virusi i rrezikshëm është bërë protagonist.

Aktualisht, mes rastëve të infektuar nga COVID, dëmtimeve dhe lojtarëve të larguar për në Kupën e Afrikës, “Dhelprat” e trajnerit Brendan Rodgers kanë të gatshëm vetëm tetë lojtarë.

Të vendosur para kësaj situate kaotike te Leicester, Federata ka vendosur ta shtyjë për të dytën herë takimin e tyre ndaj Everton duke sjellë edhe më shumë pështjellim në kalendarin e Premier League.

Kujtojmë se Anglia është një nga vendet e goditura më rëndë nga varianti i ri i COVID, Omicron dhe në këtë formë as bota e futbollit nuk mund t’ia “hidhte pa lagur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat