Ferran Torres dhe Pedri marrin rezultate negative, i bashkohen Barcës për ‘El Clasico’

Futboll

Ferran Torres dhe Pedri marrin rezultate negative, i bashkohen Barcës për ‘El Clasico’

Më: 10 janar 2022 Në ora: 21:32
Ferran Torres dhe Pedri

Barcelona ka marrë lajme të mira dy ditë para ‘El Clasico’.

Skuadra e Barcelonës do të ketë punë me rivalin e përjetshëm, Real Madrid, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Para kësaj ndeshje, faqja zyrtare e ‘Blaugrana’ njofton se Ferran Torres dhe Pedri kanë rezultuar negativë në testet e Covid-19.

Kësisoj, dyshja do t’i bashkohet grupit në Riad, për të kontestuar skuadrën e Real Madrid.

Ferran Torres akoma nuk ka bërë debutimin e tij me Barcelonën dhe do të ketë mundësi të mirë ta bëjë këtë në derbin më të madh në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat