Klubi i Barcelonës pret një përgjigje nga Dembele

Futboll

Klubi i Barcelonës pret një përgjigje nga Dembele

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:03
Klubi i Barcelonës pret një përgjigje nga Dembele

Klubi i Barcelonës pret një përgjigje përfundimtare nga Ousmane Dembele sa i përket ofertës për rinovimin e kontratës.

Kuptohet që kjo ofertë është larg asaj shumë që kërkoi përfaqësuesi i lojtarit në fund të dhjetorit.

Pavarësisht zhgënjimit të takimit të fundit, te Barça shpresojnë që këtë javë francezi të japë një përgjigje përfundimtare pozitive. Në këtë drejtim, zëvendëspresidenti Rafa Yuste foli pas ndeshjes me Granadën:

“Shpresojmë dhe shpresojmë që ky rinovim që e dëshirojmë kaq shumë nga Dembélé (trajneri e dëshiron dhe ne të gjithë e duam), të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Barça ka një qëndrim përfundimtar dhe nuk ka ndërmend të rrisë ofertën. Sa i përket interesimit të klubeve të tjera të mëdha evropiane për shërbimet e Dembelesë, prestigjiozja “L’Equipe” shkruan që PSG nuk është e interesuar për sulmuesin, por nuk ndodh kështu me Chelsea-n. Gjermanit Thuchel i pëlqen shumë 24-vjeçari, kështu që mund të vijë një ofertë që në janar, për të shmangur konkurrencën e lartë pasi lojtarit t’i përfundojë kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat