​Arsenali mund të zhgënjehet, raportohet se Vlahovic ka gjetur akordin me një skuadër tjetër

Futboll

​Arsenali mund të zhgënjehet, raportohet se Vlahovic ka gjetur akordin me një skuadër tjetër

Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:51
Dusan Vlahovic

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic raportohet se ka rënë dakord për një transferim në një klub të paidentifikuar që luan në Ligën e Kampionëve, derisa ai po lidhet me skuadrën angleze, Arsenalin.

Reprezentuesi serb ka qenë në formë të shkëlqyer në Serie A kohët e fundit, duke u vlerësuar si njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie-A për momentin.

Tani duket shumë e mundshme që Vlahovic të largohet nga Serie-A, me Fiorentinën që madje kishte lëshuar një deklaratë zyrtare në fillim të këtij sezoni duke konfirmuar se ylli i tyre nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Arsenali ka qenë një nga klubet më të lidhura me Vlahovicin, por duket se lojtari tani ka gjetur akordin me një skuadër tjetër, sipas “Transfer Exchange Show”

Nuk është ende e qartë se kush mund të jetë klubi në fjalë, por ka disa kandidatë bazuar në thashethemet e tjera të transferimeve të fundit që përfshijnë të ardhmen e 21-vjeçarin.

Vlahovic ka qenë gjithashtu i lidhur fort me Juventusin dhe Manchester Cityn, dhe në një masë më të vogël me Liverpoolin dhe Chelsean gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat