Tottenham në negociata të avancuara me Kessie

Futboll

Tottenham në negociata të avancuara me Kessie

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:53
Franck Kessie

Tottenham raportohet të jetë në negociata të avancuara me mesfushorin e AC Milanit, Franck Kessie në verë.

25-vjeçarit i skadon kontrata në “San Siro” në qershor dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet larg Italisë.

Arsenal, Liverpool, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për mesfushorin e Bregut të Fildishtë, me këtë të fundit që gjithashtu janë takuar me agjentët e lojtarit.

Sidoqoftë, sipas gazetarit Rudy Galetti thotë se Spurs janë favorit për nënshkrimin me Kessie në verë.

Galetti shton se Tottenham, PSG dhe një klub tjetër i Premierligës kanë bërë oferta për Kessie, duke ofruar 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Ndërkohë, Kessie për Milanin në 205 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 35 gola dhe regjistruar 16 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat